Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në Strelcë të Maliqit, digjen kullotat e fshatit
Një zjarr ka përfshirë vetëm pak minuta më parë një pyll dhe kullota në fshatin Strelcë të Njësisë Administrative Gorë në Bashkinë e Maliqit. Kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar zjarrfikësen, e cila është nisur me forca të shtuara drejt vendit të ngjarjes. Mësohet se zjarri po merr përmasa të mëdha. Drejt vatrës së zjarrit janë nisur edhe forca të tjera për ndihmë, përfshirë këtu bashkinë dhe policinë. Priten detaje të tjera në vijim lidhur me shkaqet dhe situatën.