Zjarr në pyllin me pisha në Krastë

Zjarr në pyllin me pisha në Krastë

Mesditën e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në një nga pikat më të larta të masivit me pisha në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit. Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të tjera pyjore nga përhapja e mëtejshme. Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë zonë derisa situata të vihet nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa po vijon monitorimi i situatës në terren.
Burimi: Gijotina.com