Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr në pyjet e Mamëzit në Kukës, e pamundur ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse
Një vatër e madhe zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz në Kukës, duke përfshirë disa hektarë me sipërfaqe pyjore. Era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve, ndërsa retë e tymit kanë mbërritur edhe mbi qytetin e Kukësit. Menjëherë pas njoftimit, në terren janë angazhuar grupe të shërbimit zjarrfikës, punonjës të pyjeve, si dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e zjarrit. Për shkak të terrenit të thyer malor, mjetet zjarrfikëse nuk kanë mundur të futen pranë vatrës së zjarrit, ndaj ndërhyrja po bëhet me pompa shpine dhe...