Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, tymi mbërrin mbi qytetin e Kukësit

Zjarr në pyjet e fshatit Mamëz, tymi mbërrin mbi qytetin e Kukësit

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në pyjet e fshatit Mamëz, në njësinë administrative Kolsh të Kukësit. Era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa retë e dendura të tymit kanë mbërritur deri mbi qytetin e Kukësit, duke shqetësuar banorët. Gazetari i Top Channel, Bekim Lekica, raporton se në terren janë angazhuar ekipe të shumta pune, përfshirë zjarrfikës, punonjës të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës. Për shkak të terrenit të thyer malor, ndërhyrja me automjete zjarrfikëse nuk është e mundur, ndaj shuarja e flakëve po bëhet me pompa shpine dhe mjete rrethanore. Deri tani nuk ka...
Burimi: Top-Channel.tv