Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në punishten e tubove në Fier / Flakët shuhen, situata nën kontroll
Një zjarr ka përfshirë një punishte tubash në Roskovec, mesditën e së premtes. Ngjarja ka ndodhur gjatë procesit të saldimit të tubove plastikë, të cilët po vendosen nga Bordi i Kullimit për furnizimin me ujë të tokave bujqësore përmes kanalizimeve të Kënetës së Roskovecit. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë shpërthyer papritur dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën, duke krijuar një re të dendur tymi të zi. Për fat të mirë, nuk raportohen të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot uji, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit...