Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarr në pikën doganore të Goricës, pezullohet kalimi i mjeteve
Është pezulluar kalimi i mjeteve në pikën doganore të Goricës, në zonën e Pustecit. Ky pezullim i përkohshëm ka ardhur si pasojë e një vatre zjarri në anën e Maqedonisë së Veriut. Raportohet se flakët janë në dy vatra, në të dyja anët e rrugës, ndaj autoritetet lokale kanë vlerësuar se mund të krijohet rrezik për automjetet që kalojnë në këtë segment rrugor. Pas komunikimit autoritetet doganore maqedonase dhe shqiptare kanë vendosur të bllokojnë qarkullimin deri në një moment të dytë, për të garantuar sigurinë e mjeteve dhe drejtuesve të tyre.