Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në Peqin, banorët dhe zjarrfikësit në terren për të shuar flakët
Një zjarr ka rënë sot në fshatin Gryksh të Peqinit. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe ullinj. Në vendngjarje janë banorë të zonës dhe forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për fikjen e zjarrit. Megjithatë, terreni i thyer dhe i vështirë për t’u aksesuar, së bashku me kushtet e thatësisë së motit dhe erën e fortë, po favorizojnë përhapjen e flakëve.