Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa banorë përfundojnë në spital të lënduar dhe me shenja asfiksie
Një zjarr në Lezhë ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg”. Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se shkak i flakëve është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa zjarri ka krijuar panik te banorët e pallatit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e banuar të qytetit dhe ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të shërbimeve të emergjencës. Për shkak të situatës së krijuar, është bërë evakuimi i banorëve nga forcat zjarrfikëse. Disa prej të evakuuarve kanë shfaqur shenja asfiksie dhe lëndime, dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autoritetet konfirmojnë se të lënduarit po marrin trajtimin e nevojshëm sipas gjendjes së tyre shëndetësore. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për neutralizimin e situatës dhe zbardhjen e...
Burimi:
kohajone.com