Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet një i pastrehë që jetonte në të

Zjarr në një magazinë në Pogradec, shpëtohet një i pastrehë që jetonte në të

Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakë rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit, ku behet e ditur se në të jetonte një i pastrehë, i cili është nxjerrë pa probleme. Sipas informacione janë regjistruar vetëm dëme materiale, ndërsa pas marrjes së njoftimit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë objekti ndodhej në një oborr banese, ngjitur me objekte te tjera. Aktualisht në vendndodhje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Burimi: Kohajone.com