Zjarr në masivet pyjore mbi 100-vjeçare në Nikaj-Mërtur, deputeti Isuf Çelaj thirrje për ndërhyrje

Zjarr në masivet pyjore mbi 100-vjeçare në Nikaj-Mërtur, deputeti Isuf Çelaj thirrje për ndërhyrje

Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në zonën e Nikaj-Mërturit, në Tropojë, konkretisht në Lugun e Ndërmajës, duke përfshirë nga flakët masive pyjore mbi 100-vjeçare. Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta dhe raste të shumta zjarresh në zona të ndryshme të vendit, situata në Tropojë kishte qenë e qetë deri në ditën e sotme, pa raste të raportuara të zjarreve në këtë periudhë. Përballë kësaj situate, deputeti i zonës, Isuf Çelaj, ka bërë apel për një angazhim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve dhe agjencive përgjegjëse për shuarjen e flakëve. Çelaj u bën thirrje Bashkisë, Prefekturës dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që të angazhojnë të gjitha mjetet dhe forcat në dispozicion për ndërhyrjen dhe neutralizimin sa më shpejt të...