Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë. Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren. Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Janë duke u djegur shkurre, por dhe pemë që ka kjo zonë.