Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarr në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth
Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune. Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi në rrezik ishin puset dhe banesat e lagjes. Zjarri vijoi të përparonte me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, vetëm pas më shumë se 1-ore lufte me flakët, zjarri u vu në kontroll nga shërbimet zjarrfikëse.