Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë
Një vatër zjarri e përmasave të mëdha është aktivizuar pasditen e kësaj të marte në kodrat e Pojanit në Fier, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi e shkurre. Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe era e fortë po ndihmojnë përhapjen me shpejtësi të flakëve, të cilat po i afrohen me rrezikshmëri të lartë Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Ndërsa shkaqet e shpërthimit të zjarrit mbeten ende të panjohura, në terren pritet ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të izoluar vatrën dhe për të shmangur dëmtimin e sitit historik.
Burimi:
javanews.al