Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zjarr në Karbunarë, digjen dhjetëra dynymë agrume dhe ullishte
Në periferi të Karbunarës zjarri ka djegur plantacione me agrume dhe ullishte. Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje Berat në dalje të Karbunarës zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës. Zjarrfikësit janë duke luftuar me flakët të cilat i favorizon era e fortë. Zjarri është duke u vënë nën kontroll por ka edhe vatra të vogla të cilat po shuhen nga zjarrfikësit. Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mos përhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave. Për shkak të situatës së vështirë dy...