Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen
Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në hyrje të fshatit Arshi Lengo, në Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përhapjen e tyre dhe rrezikimin e banesave. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, zjarri u shua plotësisht. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati dëme materiale apo persona të lënduar.
Burimi:
javanews.al