Zjarr në fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre, evakuohen banorët, ndërhyrje intensive gjatë natës

Zjarr në fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre, evakuohen banorët, ndërhyrje intensive gjatë natës

Është dashur një ndërhyrje intensive gjatë gjithë natës nga forcat zjarrfikëse dhe efektivët e Forcave të Armatosura për të përballuar flakët që rrezikuan fshatrat Dhivër dhe Shën Ndre. Qëllimi kryesor i operacionit ishte parandalimi i përhapjes së zjarrit në zonat e banuara. Për shkak të përkeqësimit të situatës, gjatë mbrëmjes u mor vendimi për evakuimin e banorëve nga fshati Dhivër, si masë sigurie. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz. Aktualisht, intensiteti i flakëve ka rënë ndjeshëm, ndërsa në orët e para të mëngjesit ka mbërritur sërish një helikopter për të ndihmuar në operacionet ajrore të shuarjes së zjarrit.