Zjarr në fshatin Peshtan/ Flakët përfshijnë një pronë private, digjet stalla e bagëtive

Zjarr në fshatin Peshtan/ Flakët përfshijnë një pronë private, digjet stalla e bagëtive

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan në Fier duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Ngjarja ka ndodhur në pronësinë e një shtetasi, ku sipas burimeve paraprake, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar në pak minuta një sasi të madhe dëngjesh bari, rreth 400, si dhe një stallë bagëtish në të cilën ndodheshin edhe mjete pune bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera. Fatmirësisht, brenda stallës nuk ndodheshin bagëtitë në momentin e rënies së zjarrit, çka...
Burimi: Sot.com.al