Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës . Sipas burimeve, të favorizuara nga era, flakët e zjarrit po i afrohen varrezave të fshatit. Dy mjete të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të shuarjen e zjarrit. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.