Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

Zjarr në Finiq, evakuohen banorët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit

Një vatër zjarri është regjistruar në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, trupat e Forcave të Armatosura, Policia e Shtetit, mbështetur dhe më ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll. Ndërkohë autoritetet kanë bërë edhe evakuimin e përkohshëm të banorëve të zonës, për arsye sigurie.