Zjarr masiv përfshin zonën pyjore të Malajt në Mirditë

Zjarr masiv përfshin zonën pyjore të Malajt në Mirditë

Zjarr masiv ka rënë në një zonë pyjore në Malaj, të Mirditës. Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe ato të mbrojtjes së pyjeve, të cilat prej më shumë se dy orësh po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Terreni i vështirë dhe era kanë vështirësuar ndërhyrjen, ndërsa puna për shuarjen e zjarrit vijon ende. Autoritetet apelojnë për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pyjeve si një pasuri për brezat e ardhshëm dhe potencial për zhvillimin e turizmit e agroturizmit.
Burimi: Kohajone.com