Zjarr masiv në Plasë, flakët përfshijnë zonën pyjore në Moravë

Zjarr masiv në Plasë, flakët përfshijnë zonën pyjore në Moravë

Aktualitet E Enjte, 3 Shtator 2026 18:01 Një zjarr ka rënë këtë të enjte në fshatin Plasë të Korçës. Vatra e zjarrit ka përfshirë një zonë pyjore në vargmalin e Moravës. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll flakët. Ende nuk dihen përmasat e zjarrit apo nëse ka rrezik për përhapjen e tij në zona të banuara. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten gjithashtu të paqarta.