Zjarr masiv në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, flakët favorizohen nga era e fortë

Zjarr masiv në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, flakët favorizohen nga era e fortë

Një zjarr masiv ka përfshirë pasditen e sotme një pjesë të Parkut Arkeologjik të Apolonisë. Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, flakët kanë përfshirë shkurre, bimësi dhe sipërfaqe me ullinj, ndërsa era e fortë që po fryn në zonë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, efektivë të Policisë së Shtetit dhe punonjës të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Situata mbetet problematike për shkak të erës, ndërsa forcat në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit dhe të mbrojnë zonën e parkut arkeologjik. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve dhe vlerësimin e dëmeve.