Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarr masiv në Ksamil, shikoni pamjet, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët
Syri TV ka siguruar pamje të reja nga zjarri që prej disa orësh ka përfshirë një zonë me bimësi në Ksamil. Flakët vazhdojnë të përhapen me intensitet, ndërsa situata paraqitet problematike për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore, që e bën të vështirë ndërhyrjen me mjete zjarrfikëse. Pamjet e ardhura në redaksinë e Syri Tv, rreth orës 22:50 të mbrëmjes së sotme, tregojnë zjarrin që ka mbuluar hapsira të mëdha dhe rrezikojnë edhe banesa. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të izolojnë dhe të shuajnë flakët me mjetet që kanë në dispozicion. Për shkak të terrenit të thyer,...