Zjarr masiv në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr masiv në Kapshticë, flakët arrijnë pranë rrugës nacionale, shërbimet zjarrfikëse në vendngjarje

Vijon të mbetet aktiv zjarri në një mal në anën e Kapshticës. Flakët të cilat favorizohen nga temperaturat e larta dhe erërat, po përfshijnë të gjithë pllajën e malit. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur edhe me mjete rrethanore shuarjen e flakëve, por duket se situata po agravon pasi zjarri po arrin pranë rrugës nacionale Kapshticë-Bilisht. Duhet thënë që hyrja është bërë në kohë, por era ka bërë që pjesa më e madhe e hapësirës nga Vërniku deri në Kapshticë të përfshihet nga flakët. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv