Zjarr i përmasave të mëdha në Radostinë, rrezikohen banesat, nisin evakuimet! Ndërhyrje edhe nga ajri
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në kodrat e Radostinës, në vendin e quajtur “Fiqtë”. Flakët kanë alarmuar banorët e zonës, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit dhe vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Flakët po i afrohen banesave dhe bizneseve, ndërkohë që kanë nisur edhe evakuimet e banorëve nga zonat e rrezikuara. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, ndërsa për shuarjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Situata vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat në terren po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave...
Burimi:
vizionplus.tv