Zjarr i madh pranë Athinës/ Tetë avionë në ndihmë për shuarjen e flakëve

Zjarr i madh pranë Athinës/ Tetë avionë në ndihmë për shuarjen e flakëve

Shërbimi i zjarrfikësve në Greqi është përballur me një vatër zjarri që ka prekur disa shtëpi afër qytezës detare të Palaia Fokaias, të ndodhur 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve nga katër vendbanime, ka raportuar Reuters.90 zjarrfikës, të ndihmuar nga tetë avionë dhe pesë helikopterë, u stacionuan në zonën Palaia Foakaia në përpjekje për ta shuar zjarrin që u përhap si rezultat i erërave të fuqishme, duke djegur edhe disa shtëpi. Mbetet ende i paqartë numri i saktë i personave që u larguan nga shtëpitë e tyre. Ditëve të fundit, Greqia po...
Burimi: Argjiroja.net