Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zjarr i madh pranë Athinës! Flakët shkrumbojnë disa shtëpi, evakuohen banorët
Qyteza Palaia Fokaias, e ndodhur 40 kilometra në jug të Athinës është përballur me vatra zjarri këtë të enjte. 90 zjarrfikës, të ndihmuar nga tetë avionë dhe pesë helikopterë, u stacionuan në zonën Palaia Foakaia në përpjekje për ta shuar zjarrin që u përhap si rezultat i erërave të fuqishme, shkruajnë mediat e huaja. Flakët kanë shkrumbuar edhe disa shtëpi. Mbetet ende i paqartë numri i saktë i personave që u larguan nga shtëpitë e tyre. Ditëve të fundit, Greqia po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius. /vizionplus.tv