Zjarr i madh në portin e Shëngjinit, anija përfshihet nga flakët
Një anije mësohet se është përfshirë nga flakët në Portin e Shëngjinit. Ngjarja sapo ka ndodhur. Menjëherë janë nisur drejt portit forcat zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e portit kanë nisur përpjekjet për shuarjen e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një bombulë e vogël, e cila mund të ketë pasur ende një sasi të mbetur gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara gjatë punës me metalet dyshohet se kanë favorizuar përhapjen e flakëve. Situata është neutralizuar në kohë falë angazhimit të menjëhershëm të strukturave zjarrfikëse të portit, shërbimeve të sigurisë, dispeçerisë dhe punonjësve të shërbimeve portuale. Ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit, duke shmangur përhapjen e tij dhe çdo pasojë të mëtejshme.
Burimi:
vizionplus.tv