Zielinski: Ëndërrojmë të fitojmë Champions League, jo të gjithë mund të bëjnë ligjin në ‘Bernabeu’ si Inter
Inter nuk njeh kufij dhe ushqen ambicie të mëdha pas “dopietës” së sezonit 2025/26. Këtë gjë e konfirmoi Piotr Zielinski: “Ëndërrojmë të fitojmë Champions League dhe do të japim gjithçka. Jo të gjithë mund të arrijnë atë që bëmë ne në ‘Bernabeu’, ku morëm kontrollin, mbajtëm topin dhe krijuam raste”. “Fatkeqësisht e humbëm atë ndeshje, por jemi të vetëdijshëm për cilësinë tonë. Jemi një skuadër e fortë dhe e vërtetuam këtë kundër Real Madrid. Duam të bëjmë më mirë në Ligën e Kampionëve sesa vitin e kaluar“, tha Zielinski. Më tej, ai foli për Serie A dhe rivalët kryesorë për titull: “Do ta shohim më vonë. Po përqendrohemi te vetja, me shpresën për të fituar sërish. Skuadrat e zakonshme janë aty: Roma, Juventus, Napoli, Milan...
Burimi:
telesport.al