Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zhvillim i ri pas ndalimit të Noizyt në Zvicër, çfarë kërkon Prokuroria
Reperi shqiptar Rigels Rajku, i njohur për publikun me emrin artistik Noizy, është ndaluar në Zvicër ditën e shtunë, me urdhër të Prokurorisë Publike për Krime të Rënda dhe të Dhunshme. Lajmi është bërë i ditur nga media zvicerane Watson.ch, e cila thekson se ndaj artistit është kërkuar masa e paraburgimit, ndonëse nuk jepen detaje të plota mbi akuzat konkrete. Sipas burimeve zvicerane, Noizy është subjekt i disa hetimeve penale, ndërsa autoritetet po zhvillojnë një sërë procedurash ligjore në lidhje me rastin. Deri në këtë fazë, nuk është marrë ende një vendim përfundimtar, ndaj ndaj reperit vijon të vlejë prezumimi...