Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zhvillim i papritur në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po zhvillon një takim me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza. Takimi po vazhdon në zyrën e Hamzës në Komunën e Mitrovicës. Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare nga takimi, por lëvizja e Kurtit shihet si një hap drejt zbutjes së tensioneve politike dhe funksionalizimit të institucioneve.