Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zhvendosja 20m nga autostrada e bizneseve, fierakët sfidojnë Ramën: Punojmë me NIPT dhe djersë
Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë të paktën 20 metra larg rrugës por ata thane se i kane tendat 15 metra nga autostrada dhe i kanë vendosur në tokat e tyre. “Ne i kemi ndërtuar 15 metra larg, janë tenda sezonale në tokat tona”, tha një banorë. Fermerët thonë se punojnë me NIPT dhe u shesin produktet bujqësore tregtarëve që vijnë nga jugu. “Me këtë punë mbajmë familjet”, thane ata. Ata po përballen me mungesë rrugësh dytësore ndërsa nuk janë shpronësuar për tokat e zëna nga ndërtimi i autostradës....