Zhvatnin qytetarët e BE përmes “call center”, GJKKO vendos “fatin” për 8 të arrestuarit
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për tetë personat e arrestuar, të cilët dyshohet se përmes call centerave kanë zhvatur qytetarë të ndryshëm nëga vendet e Bashkimit Europian. Për Robert Gjura, Gerti Shega dhe Erjon Palaj, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, për Eleni Jorgji, Klaudia Balla dhe Ilir Golemi është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Ndërsa Aurel Gjonpjetri dhe Dhimitër Lipe do të hetohen në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Një ditë më parë, SPAK njoftoi se ka thelluar hetimet lidhur me grupin e mashtrimit përmes Call Center-it “Bluenergycall” në Tiranë. Hetimet nisën pas pas kontrolleve dhe sekuestrimeve të pajisjeve elektronike në ambientet e qendrës së thirrjeve “Bluenergycall shpk”, në rrugën e...
Burimi:
zeri.ai