Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Zhuj Selmani – “Ku t’le djelli, e preron hana, Zhuj Selmon s’bon ma nana..”
Zhuj Selmani u lind në 1844 në fshatin e Koshutanit pranë Pejës, i biri i Selman Muçë Zymerajt, fis i Kelmendit. Në vitet kur Zhuji e kreu shërbimin ushtarak të rregullt dhe shërbimin ushtarak rezervë, në Shqipëri vazhdonin përpjekjet për liri, kurse Rusia, Serbia e Greqia bënin plane për copëtimin e saj. Në anën tjetër, pushteti osman vazhdonte me mbledhjen e taksave të shumta në Shqipëri. Zhuji qëndroi në Kullën e Sheremetit rreth 10 vjet për shkak të shërbimit ushtarak rezervë. Gjatë kësaj kohe bëhet e ditur se Zhuji i binte lahutës duke kënduar këngë epike të paraardhësve të tij. Në vitin 1875 Zhuji 30 vjeçar ishte caktuar oficer kufiri në Jashikovc, kur Mali i Zi përpiqej për të pushtuar sa më shumë toka shqiptare para...