Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zhdukja e Jan Prengës, SPAK paraqet si prova bisedat e Dritan Rexhepit në Sky ECC
Disa transkripte në SKY ECC mes Dritan Rexhepit dhe të akuzuarve për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, të paraqitura si prova e re në proces u bënë objekt debati mes palëve në seancën e së mërkurës në Gjykatën e Posaçme. Avokatja e Dritan Rexhepit, Joana Qeleshi, kërkoi të dinte nëse materiali i sjellë ishte i plotë, apo nëse në seancat në vijim do të paraqiteshin të tjera materiale si provë e re. Prokurorja e Posaçme, Elida Kaçkini, sqaroi se aktet janë pjesë e dosjeve të tjera hetimore. “Nuk e kemi pasur të mundur t’i kemi më parë. Komunikimet janë të shumta, por për efekt të këtij procesi kemi nxjerrë ato komunikime që janë në dobi të këtij gjykimi. Kemi marrë komunikimet që identifikojnë përdoruesit,...