Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zhdukja e Jan Prengës, burg përjetë për kopshtarin Bexhdili
Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi dënimin me burgim përjetë të Festim Bexhdilit, ish-kopshtari i kompleksit në Shijak ku u dërgua pas rrëmbimit e nga ku u zhduk më pas trupi i Jan Prengës. Bexhdili u rigjykua në Apel në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë, që ktheu çështjen në Shkallën e dytë, duke prishur dënimin përjetë të dhënë me herët ndaj tij. Apeli u përball me dy kërkesa të ndryshme nga dy prokurorët e të njëjtës çështjeje. Një nga prokurorët kërkoi dënim me 20 vite burg, me pretendimin se Bexhdili ishte i rastësishëm në...