Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Një ngjarje e rëndë është zbardhur në Burgun e Fierit. Hetimet e zhvilluara me metoda speciale nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë zbuluar zhdukjen e një prove materiale brenda ambientit të vuajtjes së dënimit. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja e ka zanafillën më 24 qershor 2026, gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në dhomën e të dënuarit Klevis Caka (K. C.). Edhe pse i burgosuri pranoi autorësinë e aparatit celular të gjetur në dhomën e tij, procesi hetimor mori një kthesë të papritur gjatë verifikimeve të mëtejshme. “Gjatë kryerjes së veprimeve të para procedurale nga AMSEVP është konstatuar se në vendngjarje mungonte prova materiale, telefoni celular, për të cilin ishte raportuar dhe...