Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Zhduket pa lënë asnjë gjurmë 27-vjeçari në Dhërmi
Një 27-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Dhërmi. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili ka bërë denoncimin në polici. I riu është larguar nga dhoma e hotelit ku po qëndronin pa lënë asnjë gjurmë. “Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K. Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.