Zhduket pa gjurmë 20 -vjeçari në Has, shkoi të merrte lopët në mal por nuk u kthye më (EMRI)

Zhduket pa gjurmë 20 -vjeçari në Has, shkoi të merrte lopët në mal por nuk u kthye më (EMRI)

foto ilustruese HAS- Një 20-vjeçar nga fshati Pus i Thatë i Hasit rezulton i humbur që prej mbrëmjes të së dielës, rreth orës 20:00. Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçariShkëllzen Kastrati ishte nisur drejt bjeshkëve të Pusit të Thatë për të kërkuar lopët që kishte në kullotë, pasi ato nuk ishin kthyer në banesë si zakonisht. Por, që prej mbrëmjes së së dielës, ai nuk është kthyer në banesë dhe familjarët kanë humbur çdo kontakt me të. Sipas familjarëve, 20-vjeçari ka probleme të lehta të shëndetit mendor, çka ka shtuar shqetësimin për fatin e tij. Që prej mbrëmjes së djeshme, pas konstatimit të mungesës së tij, familjarët, banorë të zonës dhe gjuetarë kanë nisur kërkimet në bjeshkët e Pusit të Thatë, aty ku dyshohet se mund të ketë shkuar...