Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dron në Detin e Zi, babai: Ishin 16 vetë, por vetëm im bir s’gjendet

Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dron në Detin e Zi, babai: Ishin 16 vetë, por vetëm im bir s’gjendet

Erkan Nika Familja e 28-vjeçarit shqiptar Erkan Nika i cili rezulton i zhdukur pas sulmit me dron ndaj një anijeje turke në Detin e Zi, kërkon ndërhyrjen e institucioneve shqiptare për të zbardhur fatin e tij. Babai i të riut Rexh Nika u bën thirrje autoriteteve që të bashkëpunojnë me institucionet e vendeve përreth për të vijuar kërkimet. I riu punonte si inxhinier i dytë në anijen e mallrave 'Aroyat', e cila u sulmua më 27 shtator pranë portit të Novorossiyskut. Sipas të atit, në bord ndodheshin 16 anëtarë të ekuipazhit, 15 prej të cilëve u shpëtuan, ndërsa për djalin e tij nuk ka ende asnjë informacion. Në apelin e tij, Rexh Nika kërkon që spitalet dhe institucionet përkatëse në Rusi, Gjeorgji dhe zonat përreth...