Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zhduket i riu nga Tirana në Dhërmi, për herë të fundit u pa në hotel
Një 27 vjeçar nga Tirana ka ngritur në këmbë policinë e postës së Dhërmiut pasi vëllai i tij ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me të. Shtetasi K.Z. është paraqitur në polici ku ka thënë se vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk e ka kontaktuar më. Për këtë arsye u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij.