“Zhduket” Granit Xhaka/ Lëvizja e fundit e kapitenit të Zvicrës pas skandalit për falsifikim

“Zhduket” Granit Xhaka/ Lëvizja e fundit e kapitenit të Zvicrës pas skandalit për falsifikim

Granit Xhaka është rikthyer në rrjetet sociale pas vëmendjes së madhe mediatike që ka shoqëruar çështjen e certifikatës së vaksinimit kundër COVID-19, për të cilën autoritetet zvicerane kanë nisur hetime. Kapiteni i Zvicrës ka zgjedhur të qëndrojë larg zhurmës mediatike dhe të kalojë kohë me familjen. Në një postim në TikTok, Xhaka ka publikuar dy fotografi pranë detit, të shoqëruara me një mesazh falënderimi për mbështetjen që ka marrë gjatë ditëve të fundit. “Po marr një moment për të marrë frymë. Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë dhe çdo mbështetje”, shkroi futbollisti. Postimi vjen pak ditë pasi Xhaka reagoi publikisht për çështjen e certifikatës së vaksinimit. Ai pranoi se kishte siguruar një vërtetim vaksinimi gjatë periudhës së pandemisë dhe e cilësoi vendimin e atëhershëm si...