Zhbërja e Gjykatës Speciale, “Haga”: Mandati vijon dhe varet nga BE-ja

Zhbërja e Gjykatës Speciale, “Haga”: Mandati vijon dhe varet nga BE-ja

gjykata ne hage-ish-kreret e uck HAGË- Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë është rikthyer debati dhe kanë nisur kërkesa për zhbërjen e Dhomave të Specializuara në Hagë. Megjithatë, Gjykata speciale në Hagë e ka hedhur poshtë mundësinë e zhbërjes së saj nga Kuvendi i Kosovës. Në një reagim për Radio Europa e Lirë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Chris Bennett, deklaroi se mandati i saj vijon deri sa BE ta lejojë. “Mandati i Zyrës së Prokurorit të Specializuar vazhdon derisa Këshilli i Bashkimit Evropian t’i njoftojë institucionet e Kosovës se hetimet dhe çdo procedurë që rrjedh prej tyre kanë përfunduar”, tha zëdhënësi i ZPS-së, Chris Bennett. Debati për të...