Zgjim Sherifi: Ftesë për ëndërrim
Gjethet filluan të plasariten nga ndërrimi i stinëve,diku një fjollë e lehtë freskie sapo hyri nga dritarja.Kjo prekje hyjnore do të kishte zgjuar të vdekurit e gjallë, por, përpjekje përsëri e dështuar për të krijuar frymëzime të reja.Rrëfim i dështuar, Mbretit nuk i pelqeu, Sheherzadja vdiq!A thua vullneti njerëzor është krijuar nga dështimet?Unë shkeli mbi kufomat e dështimeve, plot me eshtra të ëndrrave të dikurshme.Tashmë, era bëhet më e fuqishme, gjethet bien!Ëndrra ngadalë merr formë, shndërrohet në ferr dhe parajsë. Kjo jetë, sa përrallë e bukur! Është sfilitje e padurueshme kur përpiqesh të përmbushësh boshësinë.Rrjedha e lumit përbaltet, fytyrat nuk shihen, çdokush ka gjyqin në duart e veta.Sapo hymë në vjeshtë, në vjeshtën e nostalgjisë që mbart aq shumë peshë mbi shpatulla.Era e ftohtë e...
Burimi:
kultplus.com