“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

E marta e 8 shtatorit do jetë dita ku konflikti institucional mes Magjistratëve dhe Ekzekutivit do të marrë zgjidhje ligjore nga Parlamenti. Ministri i Drejtësisë Toni Gogu në një deklaratë për mediat sot (5 shtator) ka bërë me dije se boshllëku ligjor që ekziston në lidhje me pagat e gjyqtarëve do të plotësohet në Kuvend ditën e martë, kur edhe nis sesioni i ri parlamentar. “Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi, në mungesë të formulës dhe autorizimin ligjor. Ministri e Financave nuk mund të zbatojë vendimin e GJK ndaj kjo mospërputhje duhet të plotësohet tërësisht aty ku Kushtetuesja e ka caktuar të zbatohet. Në ligj nuk duhet asnjë ekuivok ndaj të martën ky boshllëk ligjor do të plotësohet, me nisjen e sesionit të ri parlamentar”, tha Gogu...