Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjidhet formacioni më i mirë i sezonit, spikasin lojtarët e Egnatias dhe Vllaznisë
👁10744
Adriatik BALLA 11-shi më i mirë i sezonit më në fund mësohet emër për emër. Është fjala për lojtarët që spikatën më shumë gjatë kampionatit dhe kuptohet se në krye qëndrojnë ata që erdhën deri në ndeshjen e fundit “play-off”. Kështu, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit 2024/2025 në kampionatin shqiptar “Abissnet Superiore”. Në top 11-shen e këtij sezoni dominojnë dy ekipet finaliste të “Final 4”, Egnatia dhe Vllaznia, që përfaqësohen me nga tre lojtarë secila. Mario Dajsinani i Egnatias është përzgjedhur si portieri më i mirë i sezonit, duke u vlerësuar...