Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zgjidhet “çështja” Jashari, Milan dhe Brugge po diskutojnë detajet e fundit
Adon Jashari me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Milanit. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Italia. Pas më shumë se një muaji diskutimesh, debati dhe negociatash mediat italiane raportojnë se është arritur marrëveshja mes Milanit dhe Club Brugge për Adon Jasharin. Oferta prej 33.5 milionë euro plus bonuse që shkon deri në 38 milionë mbetet e njëjtë, por kushtet e pagesës janë ndryshuar. Në vend të një shlyerjeje në 5 vite, tani po diskutohet ndarja në 4 vite. Marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, por detajet e fundit po diskutohen. Ardon Jashari pritet...