Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjidhet bordi nepotik i Albkontrollit, gruaja e Pirro Vengut zapton postin, Dritan Isaku drejtor i Albkontrollit…
Albcontrol, institucioni që kontrollon trafikun ajror dhe menaxhon miliona euro në kontrata ndërkombëtare, dyshohet se është futur zyrtarisht në duart e njerëzve të pushtetit. Emërimet e fundit në bord dhe drejtimin e institucionit hedhin hije dyshimi për një skemë të qartë nepotizmi dhe riciklimi të individëve të lidhur me elitën politike. Më 7 qershor 2025, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli pozicionin vakant për Drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol, duke ftuar kandidatët të aplikonin deri më 11 korrik. Shtatë kandidatë dorëzuan dokumentet, përfshirë: Xhevatir Sulaj, Dritan Isaku, Ekuel Jella, Idajet Feçi, Armelina Lila, Myzafer Latifi dhe Klest Dashi. Pas procesit...