Zgjidhen dy anëtare të reja në KLP
Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Nga radhët e Apelit u zgjodh prokurorja Afërdita Ndoi. Sevdari është pjesë e Prokurorisë së Tiranës, ku u emërua në vitin 2024, pasi fitoi betejën me drejtësinë. Sevdari u përjashtua nga organi i akuzës pas procesit të vetingut në vitin 2019, por fitoi në shkallën e dytë pasi e ankimoi vendimin. Pasi ankimoi vendimin në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, kjo gjykatë vlerësoi shkelje në shkarkimin e saj dhe detyroi shtetin shqiptar të rishikonte vendimin, nëse kjo kërkohej nga Sevdari.
Burimi:
kohajone.com