Zgjerimi i Linjës së Transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hap strategjik për energjinë në rajon

Zgjerimi i Linjës së Transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, hap strategjik për energjinë në rajon

Një nga projektet më të rëndësishme energjetike në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi i linjës së transmetimit 400 kV mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në zbatim me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) është drejt përfundimit. Projekti, ka një vlerë totale prej 67.5 milionë euro, nga të cilat 50 milionë euro janë financim në formë kredie nga KfW në emër të Qeverisë Gjermane; 17.5 milionë euro janë grant të pakthyeshëm nga Bashkimi Evropian përmes WBIF (Instrumenti për Investime në Ballkanin Perëndimor). Zgjerimi i linjës 400 kV përfshin ndërtimin e dy segmenteve të linjës Elbasan–Fier...
Burimi: Kohajone.com